04 Maj 2024

Diego Forlan, përjetësisht te Atletiko

Madrid, 28 nëntor - Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Forlan, ka thënë se do të donte ta përfundonte karrierën e tij si futbollist te ky klub spanjoll dhe të luante për Uruguajin në Kupën e Botës 2014.

Forlan u votua si lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, por nuk është në merkato edhe pse është thënë se do të transferohej diku tjetër.

Lojtari 31-vjeçar ka thënë se mund të luajë deri në moshën 36 apo 37-vjeçare dhe ta mbyllte karrierën e tij në Europë. Klubi i tij i preferuar është Atletiko.

Për gazetën “Marca” ai ka thënë se ende nuk e sheh veten të gatshëm për t’u kthyer në fushë pas dëmtimit.

“Unë nuk dua të kthehem në fushë pa qenë në gjendjen time më të mirë, pasi do të ishte një lloj tradhtie ndaj klubit dhe tifozëve.”

Forlan është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre me gjashtë gola në 12 ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)