Dick Advocaat merr drejtimin e kombëtares holandeze të futbollit

Amsterdam, 10 maj - Dick Advocaat, me asistencën e Ruud Gullit, është prezantuar të martën si seleksioneri i ri i Holandës gjatë një konference shtypi të Federates Holandeze të Futbollit (KNVB) në Zeist.
Trajneri aktual i Fenerbahçesë në Turqi, 69 vjeç, do të zëvendësojë Danny Blind, i shkarkuar muajin e fundit.
Fred Grim, aktualisht seleksioner i përkohshëm, do të qëndrojë në stafin e ekombëtares holandeze si asistent i dytë, bëri të ditur Hans van Breukelen, drejtor sportiv i KNVB-së.
Advocaat dhe Gullit kanë nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit. Nëse Holanda shkon drejt kualifikimit për në Botërorin 2018, kontratat e tyre do të zgjaten.