09 Maj 2025

Del Piero gati të rikthehet tek Mallorca si drejtor sportiv

Prishtinë, 8 janar - Alessandro Del Piero është gati të rikthehet, jo më si futbollist, por si drejtor sportiv. 41-vjeçari, ish-kapiteni i Juventusit është pranë marrjes së detyrës së drejtorit sportiv tek skuadra e Mallorca-s.

Siç raportojnë mediat spanjolle, skuadra që luan në kategorinë e dytë spanjolle po pëson ndryshime rrënjësore sa u takon financave dhe imazhit. Pikërisht për këtë synohet edhe nënshkrimi i Del Piero-s.

Mallorca është blerë nga ACQ Legacy Partners për 20 milionë euro. Pronarët e rinj janë Robert Sarver, Andy Kohlberg dhe Steve Nash, që zotërojnë gjithashtu edhe Phoenix Suns.

Emri i Del Piero-s, sipas shtypit spanjoll është propozuar nga Steve Nash, një mik i ish-sulmuesit italian.

Nëse kjo do të realizohej, Del Piero do të niste karrierën si drejtues pas 22 sezonesh në futbollin e luajtur, 19 në Serinë A, 2 në Australi dhe një në Indi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)