02 Maj 2024

De Gea: Nuk largohem nga Atletico

Madrid, 25 nëntor - Portieri i Atletico Madridit, David de Gea, ka këmbëngulur se ai dëshiron të mbetet në Vicente Calderon, përkundër spekulimeve të vazhdueshme të cilat e lidhin atë me një kalim te Manchester United.

“Tifozët mund të sigurohen se do të qëndroj këtu. Ky klub më ka dhënë gjithçka. Unë jam i kënaqur dhe shumë i lumtur te Atletico, prandaj do të qëndroj këtu”.

“Është nder për mua të dëgjoj që ekipe si Manchester United janë të interesuara për mua, është mirë, por ndjej se nuk kam arsye për t’u larguar nga Atletico Madrid. Ky klub është i mrekullueshëm dhe shpresoj se mund të bëj që këtu të ndodhin gjëra të mira. Kam jetën përpara”, u shpreh De Gea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)