05 Maj 2025

City refuzon huazimin e Tevezit

Manchester, 2 tetor - Manchester City ka refuzuar ofertën e ekipit të cilit luan në Championship, West Hamit për marrjen në formën e huazimit sulmuesin problemaitk argjentinas të Cityt, Carlos Tevez.

Rregullat e Ligës së Futbollit do të mundësonin transferimin e Tevezit në formë huazimi te një klub nga Championship edhe pse merkato është i mbyllur deri në janar.

Mirëpo, BBC Sport ka njoftuar të shtunën se City ka refuzuar ofertën e West Hamit për rikthimin e Tevezit në Upton Park ku kishte luajtur gjatë sezonit 2006-07.

Sulmuesi argjentinas është i pezulluar për dy javë nga ekipi i Manchester Cityt për arsye disiplinore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)