29 Prill 2024

City kërkon transferimin e Torres!

Manchester, 15 nëntor - Bosët e Manchester Cityt kanë kërkuar nga pronari Sheikh Mansour që të financojë transferimin e një sulmuesi të ri gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mail on Sunday shkruan se krerët e Manchester Cityt, Garry Cook dhe Brian Marwood do të largohen nga Anglia për të shkuar në Abu Dhabi në mënyrë që të bëhet planifikimi i transferimeve ose të Fernando Torres ose të Edin Dzekos.

Takimi i nivelit të lartë mund të ketë për pasojë shkarkimin e Roberto Mancinit, i cili u vërshëllye nga tifozët. Poashtu pritet që Sheik Mansour të shtrojë pyetjen se pse nuk mjaftuan 300 milionë funte për të arritur sukses.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)