Chelsea kërkon De Rossin

Londër, 11 korrik - Chelsea raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë për mesfushorin Michael Essien.
Bosi i ri i Bluve, Andre Villas-Boas, ka nevojë për një mesfushor të ri, me Essien që është dëmtuar në gju javën e parë të stërvitjeve para-sezonale.
\"Gazzetta dello Sport\" shkruan se Roma gjithashtu dështon të arrijë marrëveshje të re me De Rossin, dhe kjo ka nxitur Chelsean të përgatisë një ofertë për të shfrytëzuar avantazhin e situatës.
Rossi edhe më herët është lidhur me një transferim te Chelsea, në kohën kur Blutë drejtoheshin nga Carlo Ancelotti.