09 Maj 2025

Chelsea interesohet për Roberto Mancini

Londër, 23 dhjetor - Në Angli janë të sigurtë, Chelsea ka shfaqur interes për trajnerin Roberto Mancini.

Ai që e publikon lajmin është tabloidi “Daily Star”, sipas të cilit klubi londinez e ka vendosur teknikun italian të Interit në listën e dëshirave për merkaton e vitit të ardhshëm.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, padroni i kampionëve të Anglisë, Roman Abramovich është gati që të bëjë çmenduri për të sjellë në “Stamford Bridge” Roberto Mancinin, i cili në Premier League ka drejtuar më parë edhe Manchester Cityn, duke fituar një titull kampion, një Kupë të Anglisë dhe një trofe të “Community Shield”.

Për më tepër, Roman Abramovich i vlerëson shumë aftësitë e Mancinit, sidomos në lëvizjet në merkato, siç e ka treguar me Interin, i cili në këtë sezon është në krye të renditjes në kampionatin italian të futbollit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)