03 Maj 2024

Chelsea interesohet për Henderson

Londër, 17 tetor - Chelsea raportohet se është në reshtin e parë për të nënshkruar me mesfushorin e Sunderlandit, Jordan Henderson.

Daily Mail shkruan se kampioni i Ligës Premier është duke e përcjellë Henderson që nga fillimi i këtij sezoni, pasi është këshilluar nga vëzhguesi i lojtarëve të rinj, Bryan Robson, një ish-lojtar dhe trajner i të rinjve te Sunderlandi.

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, e di se ai do të duhet të luftojë për të mbajtur në ekip mesfushorin premtues, por thotë se do të bëjë çfarë është në duart e tij për ta mbajtur atë në Stadiumin e Dritave.

Henderson, i cili luan për kombëtaren U-21 të Anglisë, pritet të ftohet me ekipin e seniorëve për miqësoren kundër Francës, muajin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)