Chelsea, 50 milionë për Kaka

Londër, 30 dhjetor - Ndërkohë që në Itali, tifozët e Interit shpresojnë për një rikthim në Milano të Kaka, në Angli e konsiderojnë të përfunduar kalimin e brazilianit tek Chelsea sezonin e ardhshëm.
Agjenti Ernesto Bronzetti, i kontaktuar nga Daily Mail, u shpreh për këtë çështje: Mund të them që ka 90% mundësi që Kaka në sezonin tjetër të jetë pjesë e Chelsea dhe jo Inter.
Bronzetti kishte deklaruar më parë se Kaka nuk do të largohej nga Real Madrid për më pak se 50 milionë euro dhe se ekipi londinez është i gatshëm të paguajë këtë shifër.
Kaka tashmë është rekuperuar nga dëmtimi që e mbajti 6 muaj jashtë fushave dhe pret që në ndeshjen e radhës ndaj Getafe në kampionat ose ndaj Levante në Kupën e Mbretit të luajë disa minuta.