02 Maj 2024

Chelsea, 35 mln paund për Sergio Ramos

Londër, 24 gusht - Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm që ta 'hapë' afatin e tij kalimtar veror, duke bërë një superofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Marca shkruan se Abramovich dëshiron të ofrojë 35 milionë paund për spanjollin, i cili mund të vijë si zëvëndësim për bashkëlojtarin e ri te Reali, Ricardo Carvalho.

Ramos vazhdon të jetë një nga lojtarët më pak të paguar në aradhën e yjeve të Real Madridit, ndërsa kontrata prej 8 milionë eurosh në sezon e cila pritet t'i ofrohet nga Chelsea, sigurisht se do ta joshë atë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)