03 Maj 2024

Casillas: Kam frikë nga Ronaldinho

Madrid, 19 tetor - Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, pret që gjeniu i Milanit, Ronaldinho, të jetë rreziku kryesor kur të dyja skuadrat të takohen të martën mbrëma në Bernabeu.

“Ronaldinho është lojtar që disa vite më parë, ishte në vitet më të mira të karrierës së tij te Barcelona. Ai i frikësonte të gjithë rivalët, duke më përfshirë dhe mua, ndërsa ishte kënaqësi ta shikoje atë”.

“Tani ai nuk është lojtari i njëjtë si katër vite më parë, por kur ai luan ndaj Real Madridit, atëherë natyrisht se nuk do t’i mungojë motivimi”, theksoi Casillas, që u shpreh dhe për ndeshjen në përgjithësi.

“Për Milanin, kjo është ndoshta ndeshja e parë e madhe këtë sezon. Ata kanë blerë lojtarë të mëdhenj dhe kanë skuadër shumë më të fortë. Pajtohem me Mourinhon kur thotë se kjo është thjeshtë një ndeshje tjetër, por kur e shikoni nga një kënd tjetër, atëherë kemi të bëjmë me Real Madrid – Milan”, përfundoi portieri spanjoll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)