Caktohet çmimi i biletave për takimin Shqipëri-Francë

Tiranë, 14 gusht - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur çmimet e biletave për sfidën e 2 shtatorit me Francën, të cilat vlerësohen relativisht të lata për standardin shqiptar.
Tifozët që do të duan të ndjekin në Qemal Stafa ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare në Euro 2012 me Francën, duhet të paguajnë shifra të kripura për një vend në stadium.
Fakti që në fushë do të zbresin yje të nivelit botëror si Riberi, Nasri, Benzema apo Maluda ka bërë që FSHF-ja të përcaktojë disa prej çmimeve më të shtrenjta të mundshme.
Biletat në tribunën qendrore kushtojnë sipas pozicionit: 10 mijë lekë të reja, 7 mijë dhe 5 mijë lekë.
Biletat në tribunën D2 kushtojnë 3 mijë lekë të reja, në tribunat D1 dhe D3 nga 2 mijë lekë, ndërsa në tribunën C1, 500 lekë të reja.