28 Prill 2024

Buffon: Nuk do të luaj për United

Torino, 11 tetor - Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka hedhur poshtë pohimet se ai është duke u larguar nga Torino, për të shkuar në Old Trafford, te Manchester Unitedi.

“Buffon nuk ka asgjë për të vendosur. Unë jam në dispozicion të Juventusit dhe ata janë njerëzit të cilët vendosin se çfarë do të ndodhë. Unë kam kontratë këtu deri në vitin 2013”.

“Ne jemi në tetor, kështu që është ende herët për të hyrë në bisedime. Janë edhe tetë muaj të mbetura të këtij sezoni. Manchester United është skuadër vërtet e madhe, por ata kurrë nuk kanë shfaqur interesim të drejtpërdrejtë. Këto janë spekulime të kulluara nga shtypi”, tha Buffon për Sky Italia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)