20 Prill 2024

Bryant: Messi, lojtari më i mirë që kam parë

Los Angeles, 15 prill - Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka lavdëruar fenomenin e Barcelonës, Lionel Messi, duke i quajtur performancat e argjentinasit si të pabesueshme.

“Ai është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ç’është e vërteta, ai më mahnit pasi që është lojtari më i mirë në botë që vazhdon të zbulojë gjëra që kurrë më parë nuk i kam parë. Ai ka ende aftësi për t’u pjekur dhe për t’u përmirësuar si lojtar sepse është shumë i ri”.

“Unë gjithnjë tentoj t’i shikoj ndeshjet e Barcelonës në TV kur nuk duhet të luaj ndeshjet e mia. Për shembull, ajo çfarë bëri javën e kaluar ndaj Arsenalit është e pabesueshme. Ai është lojtar fenomenal, ai lufton për secilin top, ai luan më fortë se kushdo tjetër, ai mban topin ngjitur me këmbën dhe nuk i intereson çfarë ka përreth. Ai është lojtar i vështirë për t’u mbajtur për shkak të stilit me të cilin po luan”, deklaroi Bryant.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)