15 Maj 2025

Brazilianët i bëjnë thirrja publike Ibrahimovicit

Rio de Zhanerio, 16 maj - Kur Suedia u eliminua nga Portugalia në fazën play off të eliminatoreve të botërorit, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic tha: Një gjë është e sigurt, një botëror pa mua nuk ia vlen as ta shikosh.

Kjo gjë ka shtyrë ish legjendat e futbollit brazilian, aktorë dhe gazetarë të famshëm të këtij vendi të bëjnë gjithçka që ylli suedez të vijë në shtetin e tyre gjatë botërorit.

Dani Alves, Ronaldo, Anderson Silva dhe shumë të tjerë shfaqen në një video dhe i kërkojnë yllit suedez të ndjekë të paktën ndeshjen e parë të botërorit, atë mes Brazilit dhe Kroacisë e cila do të luhet në Sao Paulo.

Kundërpërgjigja e Ibras ndaj kësaj videoje ka qenë e menjëhershme. Në rrjetin social ‘Twitter’, shtatlarti suedez ka publikuar një foto dhe ka deklaruar se do të ndryshojë planet për pushimet e verës, duke hequr nga lista e tij e preferencave shtetin e Brazilit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)