02 Maj 2024

Brazili, Portugalia kualifikohen nga grupi G, Kili e Spanja në grupin H

Johanesburg, 26 qershor - Ekipi spanjoll i futbollit ka mundur Kilin me rezultatin 2-1 në Pretoria të Afrikës së Jugut në ditën përfundimtare të raundit hapës të Botërorit 2010 duke u kualifikura për në 16-she.

Sulmuesi David Villa dhe Anders Iniesta shenuan golat të premten për ekipin spanjoll. Kampionët e Evropës mbaruan të parët në grupin H në bazë të numrit të golave të shenuar.

Pavaresisht humbjes, Kili po ashtu do të kalojë në 16-she në vendin e dytë.

Ekipi numër tre i botës, Portugalia u ndesh me Brazilin e famshëm në një lojë pa gola në Durban të premten. Duke qenë dy ekipet me të mira të grupit G, i njohur ndryshe  si grupi i vdekjes,  Brazili dhe Portugalia kualifikohen për fazën eliminatore.

 Pesë herë fituese e Kupës së Botës, Brazili do të ndeshet me Kilin të henën dhe Spanja do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e fundit të raundit të dytë një ditë më pas.

Bregu i Fildishtë mundi Korenë e Veriut 3-0 në Nelspruit. Por Bregu i Fildishtë duhej të mundëte koreanët me rezultatin 9-0 që të tejkalonte Portugalinë në vendin e dytë dhe të arrinte kualifikimin për në 16-she.

Hondurasi dhe Zvicra arritën barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në Bloemfontein por asnjëra skuadër nuk fitoi pikët e duhura brenda grupit për tu kualifikuar në raundin e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)