28 Prill 2024

Berluskoni: Ronaldinho, përjetë te Milani

Milano, 22 korrik - “Ronaldinho është padiskutim kuqezi që nga ky moment e deri kur të heqë dorë nga futbolli. Është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave”. Padroni i Milanit, Silvio Berluskoni, ishte në Milanelo për fillimin e sezonit të ri kuqezi, ku dhe ka shuar zërat që dëshironin largimin e shpejtë të “Gauchos”.

Si do të luajë Milani i Alegrit? “Nuk dua të shikoj një sulmues të vetëm përpara, sulmues do të jenë dy”, thotë Kryeministri italian, duke iu referuar trajnerit të ri.

Berluskoni mbron skuadrën që ka në dispozicion Alegri: “Është absolutisht e denjë dhe mund të konkurrojë me të gjithë. Sfidoj cilindo që më thotë emrin e një skuadre që ka në mesfushë kaq shumë klas si ne me Ronaldinhon, Pirlon, Sedorfin dhe Paton”.

Kryeministri, tifozëve që e kanë kontestuar para fillimit të mbledhjes, u ka kujtuar se “asnjë familje në Itali nuk ka bërë kurrë një sforco ekonomike kaq të madhe sa ajo e bërë nga Berluskoni”.

Më pas, padroni kuqezi ka vazhduar: “Në 7 vitet e fundit, investimet në kapital ishin 461 milionë euro, pra më shumë se 60 në vit. Dhe në 25 vite kam investuar 1 miliard e 100 milionë euro”.

Kryeministri italian u është përgjigjur edhe zërave që e shikojnë shumë pranë shitjes së klubit: “Jam president i kësaj skuadre që prej 25 vitesh dhe e di se herët a vonë do të duhet ta shes skuadrën. Nëse do të prezantohet një grup me një pasion të vërtetë për këtë skuadër dhe të jetë i disponueshëm të vërë në dispozicion atë që kam vënë unë, mund ta bëj, por deri tani askush nuk ka bërë një ofertë të tillë, prandaj e shikoj veten ‘të detyruar’ të vazhdoj me pasion, dëshirë dhe pozitivitet”.

Kapitulli merkato: Berluskoni ndërhyn për Ibrahimoviç: “Nuk kam bërë kurrë çmenduri për lojtarët, përjashto Ronaldinhon. Ibrahimoviç është një kampion i madh, por nuk e di se sa i përshtatshëm do të ishte në dhomat e zhveshjes dhe në grupin e Milanit, pasi janë të rëndësishme edhe karakteristikat e personit”.

Gatuzo do largohet? “Do të isha i lumtur nëse do të qëndronte, Milani nuk ka kundërshtuar kurrë vullnetin e lojtarëve që duan të ikin, mjafton të shikoni shembullin e Shevçenkos. E njëjta vlen edhe për Gatuzon. Askush nuk duhet të qëndrojë pa dëshirë”.

Për Tiago Silvan: “Qëndron te Milani. U kemi rezistuar ofertave të Realit për brazilianin, që e konsiderojmë një mbrojtës klasi absolut”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)