04 Maj 2024

Berluskoni: Del Piero mund ta përfundojë karrierën te Milani

Milano, 4 nëntor - Bosi i skuadrës së madhe italiane Milan, Silvio Berluskoni ka zbuluar faktin se legjenda e gjallë e Juventusit, Aleks Del Piero, mund të transferohet në skuadrën “rosonere”.

Berluskoni pas fitores së Juventusit në derbin ndaj Milanit, ka shkuar në zhveshtoret e “Zonjës së vjetër” dhe i ka uruar futbollistët e Juves për fitoren e arritur në “San Siro”. Ai në veçanti ka uruar Del Pieron për golin e shënuar, madje nuk e ka përjashtuar mundësinë që legjenda e gjallë e Juves, të transferohet në Milan.

“Unë shkova në zhveshtore t’i përgëzoj futbollistët e Juventusit, veçmas Del Pieron. Unë jam i vetëdijshëm se atij i mbaron kontrata në qershor. Ai është një kampion i madh. Ndoshta ai mund ta përfundojë karrierën te Milani”, ka thënë Berluskoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)