20 Prill 2024

Bendtner i lumtur për rikthimin e Van Persiet

Londër, 13 prill - Nicklas Bendtner beson se rikthimi i sulmuesit më të mirë të Arsenalit, Robin Van Persie, është shtytje e madhe për ekipin kur dihet faza në të cilën gjenden Topçinjtë.

Holandezi Van Persie do të paraqitet ndaj Tottenhamit të mërkurën në White Hart Lane, por vetëm nga banka rezerviste.

“Kur luani për një top-klub atëherë ju dëshironi konkurrencë të fortë dhe kjo është ajo që kemi këtu”.

“Do të jetë mirë që Van Persie të rikthehet. Ai ka pësuar një lëndim të rëndë dhe iu desh kohë e madhe për t’u rikthyer. Ai ndoshta nuk është në formën më të mirë sepse i duhet kohë për këtë, por rikthimi i tij është shtysë e madhe për ekipin”, përfundoi Bendtner.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)