27 Prill 2024

Beckham rikthehet vikendin ardhshëm

Londër, 4 shtator - David Beckham shpreson të rikthehet në fushë gjatë vikendit të ardhshëm, pas dëmtimit që pësoi në muajin mars e që e la atë edhe jashtë Kupës Botërore.

Duket se lëndimi po bëhet një e kaluar dhe Beckham shpreson të jetë pjesë e ndeshjes së radhës së LA Galaxy kundër Colombus Crew më 11 shtator.

“Mjekët e kanë përcaktuar 1 tetorin si datë kur duhet të rikthehem, por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i gatshëm më herët”.

“Shpresoj se do të jem pjesë e ndeshjes kundër Colombus. Do të jem në stol duke shpresuar se do të luaj në 15-20 minutat e fundit të ndeshjes”, ka thënë Beckham për faqen zyrtare të LA Galaxy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)