27 Mars 2023

Beckham në Finlandë për të shpëtuar karrierën

Londër, 17 mars - Ëndrra përfundoi. Kur mungojnë vetëm 87 ditë nga Botërori 2010, David Beckham detyrohet që t’u japë fund shpresave për të luajtur në Afrikën e Jugut me Kombëtaren angleze.

I gjithë faji është i mbrëmjes së mallkuar të 14 marsit: e cila nisi shumë keq për mesfushorin, me një shkelm në fytyrë, u përkeqësua me një shans goli të shpërdoruar dhe u mbyll me dëmtimin, ndoshta më të rëndin në karrierën e Beckham.

Pas dëmtimit në “Tendinën e Akilit”, lojtari është nisur drejt Finlandës, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Pasi studiuan me kujdes situatën e 34-vjeçarit, stafi mjekësor i Milanit dhe menaxherët e britanikut vendosën që për operacionin të kujdeset doktori finlandez, Sakari Orava.

Në të kaluarën, në bisturinë e tij kanë kaluar atleti italian i unazave, Juri Keki, sprintierja e lindur në Xhamajkë, por që përfaqëson Slloveninë, Merlin Otei, Didië Deshamp, Pep Guardiola dhe Xhonatan Vudgejt.

Objektivi është që doktor Orava ti rikthejë Beckhamit futbollin e niveleve të larta, ndërsa pjesëmarrja në Kupën e Botës duket e pamundur për t’u realizuar.

Kjo u konfirmua nga vetë kirurgu: “Do të nevojiten afro tre muaj, përpara se Devid të gjuajë një top futbolli”. Dëmtimi i Bekham ka ardhur si një lajm i keq për Fabio Kapelon.

“Jam shumë i zhgënjyer për dëmtimin e David, pasi ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në botëror. Është një mungesë me peshë për Anglinë”, tha trajneri i “Tre Luanëve”.

Edhe mediat britanike janë tronditur nga episodi në “San Siro”. “Një karrierë e shkëlqyer po shkon drejt një fundi të hidhur”, shkruante “Times”. 


Galliani: Beckham është njeri i veçantë

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka dhënë sinjale të forta se Rosonerët po planifikojnë që ta mbajnë David Beckhamin në skuadër.

Mesfushori anglez u dëmtua në tetivën e Akilit në ndeshjen ndaj Chievos, të cilën Milani e fitoi 1-0, ashtu që do të mungojë në Kampionatin Botëror dhe është vënë në dyshim karriera e tij.

“Dashuria ime për Beckhamin ka shpërthyer ndaj Fiorentinas vitin e kaluar. E kam parë atë duke vrapuar pas një lojtari kur ishim duke fituar 2-0 ndërsa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit”.

“Ai është njeri i veçantë. Milani i dëshiron shërim të shpejtë, dhe mirëseardhje për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Galliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)