28 Prill 2024

Beckham, futbollisti më i pasuri në Angli

Londër, 8 tetor - David Beckham vazhdon të mbajë fronin e futbollistit më të pasur të Anglisë edhe pse karriera e tij futbollistike ëshë në perëndim.

Sipas revistës “FourFourTwo”, mesfushori i Los Angeles Galaxy ka rreth 60 milionë sterlina diferencë nga Michael Owen. Gjithsesi, David duhet t’ia dijë për nder edhe bashkeshortes Victoria, e cila kontribuon me linjën e modës.

100 milionët e këtij viti kanë një rënie krahasuar me një vit më parë kur ata numëronin 25 milionë më shumë.

Ndërkohë, Owen është i dyti në listë me 40 milionë. Vendin e tretë e mban një tjetër lojtar i Manchester United, Rio Ferdinand. Hegjemoninë e United e thyen Sol Campbell i Newcastle me 31 milionë, i ndjekur nga Ryan Giggs.

Surpriza vjen nga vendi i gjashtë ku ndodhet Wayne Rooney me 25 milionë, ndersa 3 milionë më pak numërojnë Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)