27 Prill 2024

Beckham dëshiron të rikthehet në kombëtare

Londër, 11 shtator - David Beckham beson se ai ka shanse të vazhdojë karrierën me kombëtaren angleze, pasi ka pastruar mosmarrëveshjet me Fabio Capellon.

Karriera e Beckham me kombëtare u mendua se kishte përfunduar kur Capello tha muajin e kaluar se ai mendon se 35-vjeçari është shumë i moshuar për të qenë pjesë e kombëtares, por kritikat publike bënë që italiani të tërhiqet nga komentet e tij.

Ish-kapiteni i Anglisë ka bërë të ditur se ai nuk ka plane për pensionim dhe ka thënë se ai ka folur me Capellon dhe është i bindur se do të zgjidhet nëse forma e tij i siguron përzgjedhjen.

\"Nëse luan mirë do të kesh shans të jesh në skuadër. Rasti në situatën time është vetëm të rikthehem në fushë dhe të rikthehem në formë. Pastaj, çfarë do të ndodhë më pas, do të shohim\", ka thënë mesfushori.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)