29 Mars 2024

Becekenbaur: Nuk na nevojitet Dzeko

Bayern, 14 prill - Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se Bayernit nuk i nevojitet sulmuesi boshnjak i Wolfsburgut, Edin Dzeko, pas spekulimeve të fundit nëpër mediumet gjermane për interesimin e Milanit dhe Bayernit.

“Edhe pse e vlerësoj lartë Edin Dzekon, neve nuk na nevojitet një sulmues tjetër. Ne kemi shumë sulmues të mirë dhe ka gjasa që Luca Toni të rikthehet gjatë verës”.

“Na duhen përforcime në mbrojtje. Ne pranojmë shumë gola dhe na duhet më shumë cilësi në vijën defensive. Bayernit gjithashtu i nevojitet një portier i ri. Butt ka qenë i mirë këtë sezon, por nuk premton të ardhme”, përfundoi Beckenbauer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)