29 Prill 2024

Barcelona ofron 40 milionë euro për Javier Pastore

Barcelonë, 6 tetor - Në ndeshjet e para të këtij sezoni, argjentinasi Javier Pastore ka treguar se është një lider dhe talent i vërtetë.

Mesfushori që ngjan shumë me brazilianin Kaka për stilin e lojës, pëlqehet nga klubet më të mëdha në Europë dhe mesa duket, e ardhmja e tij është larg Palermos.

Barcelona është gati të paguajë plot 40 milionë euro. Presidenti Zamparini do ta ketë të vështirë për ta mbajtur, pasi shuma të tilla do t’i rrisnin financat e klubit sicilian.

Gjatë viteve të fundit, Palermo ka importuar në Itali lojtarë të panjohur që më pas janë shitur me shuma marramendëse.

Pas shitjes së mundshme të Pastores, vendin e tij është gati ta zejë sloveni Josip Ilicic.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)