30 Prill 2024

Barcelona nxjerr Ibrahimovic në shitje

Barcelonë, 19 maj - Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin shtatlartë Zlatan Ibrahimovic një vit pasi e bleu nga Interi për rreth 60 milionë euro.

Bomberi suedez nuk i ka kënaqur drejtuesit katalanas gjatë këtij sezoni dhe blerja e mundshme e David Villa-s do ta nxirrte atë jashtë planeve të Pep Guardiolës.

Sipas gazetës “Sport”, në radhë për të blerë sulmuesin janë vënë Manchester City, Chelsea dhe Manchester United. Gazeta shton se Barcelona është shprehur e gatshme të vlerësojë ofertat e ardhura nga Anglia. Një prej admiruesve në Angli, Ibra do ta gjejë.

Ai është ish trajneri i tij Roberto Mancini, ndërsa Ancelotti kërkon ta vendosë në sulm në krah të Drogba.