Barcelona në negociata me Rossin

Barcelonë, 14 maj - Barcelona dhe Villareali kanë filluar bisedimet e para rreth sulmuesit italian Giuesppe Rossi.
Ndërsa pritet që këto bisedime të vazhdojnë më vonë. Besohet se Villareali do të kërkoj një shumë prej 30 milionë euro por nuk përjashtohet mundësia e inkuadrimit të ndonjë lojtari të Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle Bojan Krkic mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshje
Rossi është takuar të premten me agjentët e tij dhe ka biseduar dhe tashmë është duke shqyrtuar ofertën e Barcelonës ku thuhet sulmuesit të Villarealit do ti ofrohet një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 2.5 milionëve në vit.