28 Mars 2024

Barcelona ka gati ofertën për Lautaro Martinez

Barcelonë, 22 korrik - Barcelona është vënë pas Lautaro Martinez prej kohësh por nuk dihet nëse trasferimi do të realizohet.

Ndaj skuadra katalanase është duke monitoruar edhe yje të tjerë. Dhe i dyti në listë është sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang.

Ky i fundit po shkëlqen në Premier League, ky është një nga golashënuesit më të mirë, por ende nuk ka rinovuar kontratën me Arsenal (skadon në vitin 2021).

Skuadra e Barcelonës ka dërguar disa herë vëshguesit e saj për të ndjekur nga afër lojtarin, që pëlqehet shumë për saktësinë para portës.

Aubameyang është për momentin një alternativë, por nëse ai nuk rinovon me “topçinjtë”, atëherë Barcelona është gati të hidhet në sulm për ta sjellë që tani në “Camp Nou”.

Duket se edhe vetë Aubameyang është në pritje të një oferte të mirë nga një ekip i madh dhe Barcelona mund të jetë zgjedhja e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)