29 Prill 2024

Barcelona do t'ia vazhdojë kontratën Krkic

Barcelonë, 7 tetor - Kampioni i La Liga, Barcelona, dëshiron të vazhdojë kontratën me sulmuesin Bojan Krkic.

Dëmtimi i Pedro i ka dhënë të riut një shans të ri me ekipin e parë të Barcelonës. Mediat spanjolle thonë se Barca tani dëshiron t'i hapë bisedat për marrëveshje të re me Krkic, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2013.

Barcelona planifikon t'i ofrojë atij vazhdim dyvjeçar të marrëveshjes. Negociatat pritet të fillojnë formalisht sapo Daniel Alves të nënshkruajë kontratën e tij të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)