05 Maj 2025

Barcelona dhe Reali më të mirët

Barcelonë, 14 shtator - Trajneri i Arsenalit, ka pranuar se dy skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, aktualisht janë më të mirët në Europe.

Wenger prej shumë vitesh drejton ekipin e Arsenalit dhe ai shprehet se kurrë nuk ka parë ekipe si Reali dhe Barcelona.

Sipas trajnerit francez, të gjitha skuadrat tjera europiane janë pas Barçës dhe \"Los Blancos\", skuadra këto që sipas trajnerit të \"topçinjve\", mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

\"Barcelona dhe Real Madrid, janë skuadra që janë mbi skuadrat tjera. Ndeshjet jashtë vendit për ne janë bërë të vështira\".

\"Barcelona dhe Reali, janë më të forta edhe financiarisht. Ne jemi në një fillim të ri më një skuadër të re. Ne do të mundohemi të kalojmë fazën e grupeve, por nuk mund të krahasohemi më dy ekipet spanjolle\", ka thënë Wenger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)