27 Prill 2024

Balotelli përplaset me makinë

Manchester, 30 gusht - Transferimi i ri i Manchester Cityt, Mario Balotelli, është përfshirë në një aksident automobilistik, sipas konfirmimeve nga policia angleze.

20 vjeçari i cili kaloi për 25 milionë paund te City nga Interi, ishte duke drejtuar veturën e tij Audi A8, kur u përplas me një BMW në rrugën Chester të Mançesterit.

\"Në ora 9:45 të mëngjesit kemi marrë një telefonatë nga rruga Chester në Hulme, pasi ishin përplasur dy vetura. Oficerët dolën në vendin e ngjarjes dhe gjetën një BMW të zi që u përplas me një Audi A8. Nuk ka të lënduar. Të dyja makinat janë dëmtuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes\", shkruhet në komunikatën e lëshuar nga policia britanike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)