07 Maj 2024

Balotelli në listën e Superkupës Europiane

Paris, 11 gusht - Është edhe emri i Mario Balotellit në listën provizore me 32 futbollistëve të dorëzuar në Uefa nga Interi në prag të finales së Superkupës së Europës kundër fituesit të Europa Leagues spanjollëve të Atletiko Madrid.

Kjo listë sipas rregullores mund të modifikohet deri në 24 orë para ndeshjes e cila është në program më 27 gusht në Montekarlo.

Përfshirja e Super Marios në listën e Superkupës së Europës nuk do të thotë se Balotelli nuk mund të transferohet te Manchester City por kampionët e Italisë në këtë rast kanë dashur të mbrohen në rast se deri më 27 gusht nuk do të kryhet transferimi.

I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin argjentinas Nikolas Burdiso. Mbrojtësi është protagonist i një operacioni të gjatë me Romën ku të dyja shoqëritë ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët,edhe me Burdison trajneri Benitez ka dashur të ndjekë të njëjtën linjë.

Kjo është edhe lista me 32 futbollsitët e dorëzuar nga Interi në Uefa që mund të marrin pjesë në Superkupën e Europës: Julio Cesar, Cordoba, Zanetti, Stankovic, Lucio, Thiago Motta, Eto\'o, Sneijder, Muntari, Castellazzi, Maicon, Burdisso, Mariga, Cambiasso, Obi, Orlandoni, Milito, Materazzi, Samuel, Chivu, Pandev, Coutinho, Mancini, Biraghi, Romanò, Santon, Balotelli, Crisetig, Dell\'Agnello, Felice Natalino, Biabiany e Gallinetta.

Në bazë të rregullave në listë janë 4 futbollistë të formuar në sektorin e të rinjve ,4 futbollistë të formuar në futbollin italian dhe 7 futbollistë bëjnë pjesë në listën B mes të cilëve është edhe Mario Balotelli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)