28 Mars 2024

Balotelli: Jam gati për t’u bërë më i miri në botë

Milano, 22 prill - Pas skenave të të mërkurës mbrëma, në të cilat ai hodhi në tokë fanellën e Interit dhe me nxitim u largua nga fusha pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në takim ndaj Barcelonës, Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme ku thotë se është i gatshëm për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.

“Mendoj se ekzistojnë vështirësi për të më kuptuar. 80 për qind e jetës time kaloi larg skenës. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë atëherë ju nuk mund të buzëqeshni. Njerëzit mund ta ndryshojnë mendjen nëse më shohin me shokët e mi”, theksoi 19- vjeçari për Sky Sports 24.

Mario Balotelli nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me Jose Mourinhon, ndërsa reagoi me frustrim pas fishkëllimave të pranuara prej tifozëve të Interit kur është zëvendësuar.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, SuperMario e zhveshi fanellën e Interit, e hodhi në tokë dhe me nervozitet me anë të një gjesti iu drejtua mediave e më pas u përplas me Marco Materazzin në tunelin që dërgon në zhveshtore.
“Jam mirë. Jam i gatshëm për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë. Ka qenë ëndërr e imja që nga fëmijëria”, përfundoi deklaratën e tij Balotelli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)