27 Prill 2024

Ballack, kapiteni i Gjermanisë

Berlin, 2 shtator - Michael Ballack do vazhdojë të jetë kapiteni i kombëtares së Gjermanisë.

Këtë e bën të ditur gazeta “Bild”, sipas së cilës trajneri Joachim Loew ka informuar skuadrën për vendimin e marrë. Philipp Lahm që udhëhoqi 3 herë kampionët e botës gjatë Botërorit 2010 do jetë zëvendësi i Ballack.

Ish mesfushori i Chelsea-t është transferuar tek Bayer Leverkusen, skuadra ku nisi karrierën. Ai nuk do luajë në ndeshjet eleminatore të Euro 2012 kundër Azerbajxhanit dhe Belgjikës për shkak të një dëmtimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)