Bale nuk shitet as për 300 milion euro

Madrid, 28 dhjetor - Drejtuesit e Real Madridit ua kanë bërë të qartë shefave të Manchester Unitedit se Gareth Bale nuk është në shitje.
Në javët e fundit, anësori uellsian është lidhur me një kalim në Old Trafford, ndërsa oferta e Djajve të Kuq ka qenë shumë e lartë.
Mirëpo, Daily Express raporton se Los Blancos nuk janë të interesuar ta shesin futbollistin më të shtrenjtë në botë.
Madje shefat e Realit thonë se as 300 milionë euro nuk do të mjaftonin për ti bindur ata që ta lejonin largimin e 25-vjeçarit.