01 Prill 2023

Atletico Madrid arrin marrëveshje me Valencian për kartonin e Daniel Wass

Madrid, 25 janar - Atletico Madrid e gjen menjëherë pasuesin e Kieran Trippier, i cili u transferua në Premier League te Newcastle.

Sipas mediave, Los Colchoneros duket se kanë arritur marrëveshjen me Valencian për kartonin e Daniel Wass.

Kontrata e 32-vjeçarit përfundon në fund të sezonit dhe skuadra e drejtuar nga Jose Bordalas për të mos e humbur lojtarin me parameter zero është gati ta lërë të lire mbrojtësin që në janar gjithmonë kundrejt ofertës së duhur.

Për momentin Çështjet financiare nuk bëhen publike, por duket se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt Wass do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Simeone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)