06 Maj 2025

Arsenali rrezikon t'i largohet një tjetër lojtar

Londër, 27 tetor - Arsenali rrezikon ti largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm, pas largimit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasri, shkruan tabloidi "Metro".

Barcelona ia ka vënë syrin mesfushorit të krahut të djathtë, Theo Walcott.

Trajneri Pep Guardiola ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e të riut anglez aq sa dëshiron ta transferojë në Spanjë gjatë merkatos së janarit.

Ibrahim Afellay e Alexis Sanchez, që luajnë në atë pozicion , janë të dëmtuar, kështu që klubi blaugrana po kërkon me insistim Walcott-in, të cilin e konsideron si alternativë më të mirë.

Problemet mbetet kontrata e të riut me klubin londinez të topçinjëve. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013. Por kur në lojë futet Barcelona çdo gjë bëhet më e lehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)