29 Prill 2024

Arsenali interesohet për Stekelenburg

Londër, 27 korrik - Arsenali ka vendosur që të transferojë portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg, njofton News of the World.

Topçinjtë janë lidhur kohëve të fundit me një transferim të Mark Schwarzer, por transferi ende mbetet për t’u finalizuar.

Stekelenburg që vlen rreth 4 milionë euro, ka shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror për Holandën, duke qenë kështu një opsion perfekt për portën e Arsenalit.

“Nuk mendoj se Luiz Suarez do të largohet gjatë kësaj vere, por sa për të tjerët, ka gjasa të mëdha që njëri ose tjetri të largohet. Unë e di se një klub anglez është i interesuar për portierin tonë, kjo është e sigurt”, ka thënë një burim brenda Ajaxit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)