Arsenal kërkon Kolo Toure

Londër, 30 tetor - Te Manchester City, i cili kryeson bindshëm Premiere League, të gjithë futbollistët ndjehen protagonistë. Jo më pak dhe Kolo Toure, i cili, ditët e fundit është kthyer në bisesë merkatoje.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, që ditë më parë shprehu dëshirën për të luajtur në të ardhmen me Paris Saint Germain, duket se është dhe në sytë e Arsenalit.
Sipas asaj që raporton \"Caughtoffside\", Topçinjtë e Arsene Wenger kërkojnë shërbimet e 30-vjeçarit.