Arsenal e do patjeter Iker Casillasin

Londër, 24 korrik - Arsenal i ka kthyer përsëri sytë nga portieri i Real Madrid-it, Iker Casillas, për të cilin tashmë e ka përgatitur ofertën.
E përditshmja spanjolle El Confidencial njofton se drejtuesit e Arsenal-it kanë bërë gati një kontratë për kapitenin e madrilienëve, ku në rast se ai transferohet në Emirates, atëherë do të përfitonte 9 milionë në vit.
Arsenal ka mbetur vetëm me portierin Wojciech Szczesny pas largimit të Lukasz Fabianski-t, ndërsa tani kjo skuadër po përgatitet që të bëjë ofertë zyrtare për legjendarin e Real Madrid-it.
Shitja eventuale e Casillas-it mund të ndodhë në rast se Real Madrid arrin që ta transferojë portierin e Levante-s, Keylor Navas.