Arrestohet një nga vajzat e Olimpiadës

18-vjeçarja Chelsea Ives u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi prindërit e saj e panë në televizor teksa godiste makinën gjatë trazirave në Einham dhe lajmëruan menjëherë policinë.
Bëra gjënë e duhur. E dua vajzën time, por ajo duhet të mësojë të dallojë të mirën nga e keqja, theksoi nëna e Chelsea.
18-vjeçarja është një këngëtare dhe atlete e talentuar. Ajo ishte përzgjedhur si ambasadore për Olimpiadën e Londrës, me fjalë të tjera duhet të përfaqësonte me dinjitet kryeqytetin dhe të mirëpriste vizitorët.
Me sa duket, Chelsea nuk e kishte të qartë kuptimin e fjalës ambasador.