28 Prill 2024

Aprovohet shitja e Liverpoolit

Londër, 9 tetor - Liga Premier u ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të New England Sports Ventures (NESV), për ta blerë Liverpoolin, pas padisë nga ish-pronarët Hicks dhe Gillet që nuk e dëshironin shitjen e klubit.

“Liga Premier është takuar me pronarët e New England Sports Ventures (NESV), sa i përket shitjes së Liverpoolit. Liga Premier është e kënaqur me informatat e marra, duke përmbushur kriteret për aprovimin e shitjes. Asgjë nuk është e sigurt derisa të mos zyrtarizohet transaksioni”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Liga Premier.

Nëse nuk zyrtarizohet shitja e Liverpoolit deri më 15 tetor, atëherë Banka Mbretërore Skoceze do të marrë nën pronë të saj kompaninë e Hicks dhe Gillet, Kop Holdings, ndërsa nga ana tjetër Liverpooli do të dënohej me heqje të nëntë pikëve në tabelën e Ligës Premier.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)