05 Maj 2024

Ancelotti thotë se ka nevojë për Terryn

Londër, 29 nëntor - Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai është i etur të rikthejë John Terryn sa më parë në ekipin e parë.

Terry ka munguar në tre ndeshjet e fundit për shkak të një problemi me këmbën, derisa Frank Lampard ka qenë tashmë një kohë të gjatë jashtë fushe po për shkak të lëndimit.

Megjithatë, Ancelotti tha pas barazimit 1-1 të së dielës ndaj Newcastle se që të dy pritet të rifillojnë stërvitjet këtë javë dhe Terry mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit të ardhshëm kundër Evertonit.

“Java e ardhshme për të [Terry] dhe Lampard do të jetë një javë e rëndësishme. Ata do të fillojnë të stërviten me ekipin. Ne kemi një javë për të kontrolluar gjendjen e tyre dhe shpresoj të dy, ndoshta më shumë John Terry se Lampard, të jenë në gjendje të luajnë kundër Evertonit”.

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm, jo vetëm teknikisht, por pasi ata kanë personalitet dhe karakter, dhe për momentin, ne kemi nevojë të kemi ata lloj lojtarësh në dispozicion”, ka shtuar italiani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)