05 Maj 2024

Ancelotti shpreson në rikthimin e Terryt dhe Lampard

Londër, 30 nëntor - Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është duke shpresuar që mesfushori Frank Lampard dhe mbrojtësi John Terry të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Evertonit.

“Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme për Terryn dhe Lampard. Ata do të fillojnë të stërvisin me ekipin. Ne kemi një javë për të kontrolluar gjendjen e tyre dhe shpresoj se që të dy, ndoshta Terry më shumë se Lampard, do të jetë në gjendje të luajë ndaj Evertonit”.

“Ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm, jo vetëm teknikisht, por edhe për shkak të personalitetit dhe karakterit, ndërsa për momentin, ne duhet të kemi një lloj lojtari të tillë në dispozicion”, u shpreh Ancelotti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)