Ancelotti: Ronaldo është nga një botë tjetër

Madrid, 11 nëntor - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas fitores së skuadrës së tij kundër Real Sociedadit, ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon.
Los Blancos mbrëmë në Bernabeu mundi Sociedadin me rezultat 5-1, ndërsa asi portugez ka shënuar tregolësh në këtë ndeshje.
Tekniku i madrilenëve pas ndeshjes tha se niveli i Ronaldos është nga një botë tjetër. Ai thotë se është vështirë të gjesh fjalë për ta përshkruar lojën e tij.
Niveli i tij është nga një botë tjetër. Shënon me lehtësi te pabesueshme dhe është vështirë të gjesh fjalë për ta përshkruar atë. Ai në këtë ndeshje ishte i përsosur, ka thënë Ancelotti.
Ai beson se Ronaldo do të vazhdoj më formën e tij të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.