Ancelotti pret përballjen me Barcelonën

Paris, 8 prill - Carlo Ancelotti është gati për ndeshjken kundër Barcelonës në Camp Nou, e vlefshme për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. 
Tekniku i Paris Saint German (PSG) shprehet se sfida me Barcelonën do të jetë e vështirë.
 
Skuadra është gati. Duhet të zgjedh vetëm 11 lojtarët që do ta nisin ndeshjen që nga fillimi. Jemi gati për të bërë më të mirën tonë. Të gjithë e dinë se sfida me Barcelonën do të jetë e vështirë theksoi Ancelotti. 















