Ancelotti dëshiron të mbetet në Angli
Londër, 4 tetor - Ish-trajneri i Chelsea, Carlo Ancelotti deklaroi se ka dëshirën e madhe për të mbetur me punë në Angli, ku ai konsideron se ky është vendi ideal për një trajner, shkruan gazeta italiane \"Republika\".
\"Dallimi midis Italisë dhe Anglisë është në tempon e lojës dhe stërvitjet. Në Itali është vështirë për të arritur intensitetin maksimal gjatë javës, ndërsa në Angli është e kundërta\", deklaroi trajneri italian.
Sipas tij, futbolli anglez ka kulturë pune, ndjenjë dhe respektin në stadiume. \"Për dy vite sa kam qenë në pankinën e Chelsea, asnjëherë nuk kam përjetuar ofendimin nga tifozët kundërshtar\", deklaroi Ancelotti .
Ai ka shfaqur dëshirën që të jetë trajner i ndonjë klubi që gjendet në pjesën e sipërme të tabelës. \"Mes tyre janë Totenhem apo Liverpul, por nuk kam përse të ngutem\", ka paralajmëruar Ancelotti, i cili nga maji i këtij viti ka ngelur pa punë, për shkak të largimit nga Chelsea.