29 Mars 2024

Alonso: Nuk duhet të bëhemi si Barcelona

Madrid, 14 prill - Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka refuzuar të tërheqë paralele mes ekipit të tij dhe Barcelonës duke thënë se Reali ka potencial për më shumë se sa të kopjojë Barcelonën.

“Ne nuk duhet të synojmë që të luajmë si Barca, por në vend të kësaj të bëhemi ekip i mirë. Ky është projekt i ri me lojtarë të rinj dhe me një president të ri. Tani për tani jemi në fazën kur po vendosen gjërat dhe në fund do të del rezultati. Nuk na duhen ndryshimet”.

“Mënyra më e mirë për të harruar ‘el Classicon’ ndaj Barcelonës do të ishte një fitore ndaj Almerias të enjten. Janë edhe 21 pikë për t’u fituar. Nëse ne i marrim të gjitha pikët dhe nëse të njëjtën gjë e bën Barcelona atëherë ne duhet t’ua zgjasim dorën atyre”, deklaroi Alonso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)