29 Maj 2023

Alonso fiton garën e parë të sezonit

Bahrein, 15 mars - Fernando Alonso ka arritur të dalë fitues në garën e parë të sezonit në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit, duke mos cenuar në asnjë moment fitoren e tij.

Spanjolli Alonso që i përket skuderisë italiane Ferrari, startoi nga pozita e dytë, duke tejkaluar gjatë garës Sebastian Vettelin që ishte në pole pozicion, e që për shkak të problemeve me makinën përfundoi i katërti.

I dyti u rendit kolegu i Alonsos në kokëkuqen Ferrari, Felipe Massa, që ishte 16.099 sekonda më i ngadalshëm. Në podium arriti të ngjitej edhe piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, i cili ishte 23.182 sekonda prapa fituesit të garës.

Kampioni aktual Jenson Button doli i shtati, ndërkohë i rikthyeri te Formula 1, Michael Schumaher, arriti të zë pozitën e gjashtë, që duket të jetë një fillim i mbarë për kampionin i shtatëfishtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)